Pamjet e pazakonta të politikanëve kosovarë me Daçiçin (FOTO LAJM)

Ivica Daçiç është ministri serb që po lufton më shumë kundër Kosovës dhe këtë po e bën ditë-natë duke mos u ndalur. Ky është njeriu që po viziton shtetet e dobëta afrikane për t'i joshur dhe bindur që të mos e njohin Kosovën apo ta tërheqin njohjen e pavarësisë të saj,shkruan albeu.com.

Madje edhe sot sërish i ka quajtur terroristë ushtarët e UCK-së dhe ka shprehur se një kat i burgut është bosh dhe po i pret ata që t'i kapë Gjykata Speciale.

Por, ndryshe shohim në fotografitë që disa politikanë të Kosovës kanë dalë me Daçiçin. Ata duken shumë të afërt dhe të kënaqur që po dalin në foto ne Daçiçin saqë fotografitë i hedhin edhe në rrjetet sociale.

Më i fundit është Behgjet Pacolli që duket i kënaqur në fotografinë që hodhi nga takimi me Daçiçin në New-York./albeu.com/

Shtuar më 01/10/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori