“Terrorist bërthamor”, Ukraina paralajmëron: Rusia mund të synojë termocentrale të tjera

Rusia është cilësuar si një “terrorist bërthamor” nga Ukraina, pasi ajo paralajmëroi se Moska mund të synojë termocentrale të tjera.

Kreu i inspektoratit bërthamor të Ukrainës e bëri këtë pretendim në konferencën vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Deklarata vjen pasi Rusia mori kontrollin e objekteve bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhzhisë më herët gjatë konfliktit (e para është kthyer nën kontrollin e Ukrainës tani), duke shkaktuar shqetësime për një incident bërthamor në të gjithë botën.

IAEA kreu kohët e fundit një inspektim të centralit Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Evropë, dhe paralajmëroi se kishte një “nevojë urgjente” për masa të përkohshme për të parandaluar një aksident bërthamor.

Më herët sot, shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi tha se është gati të zhvillojë bisedime në Ukrainë dhe Rusi këtë javë për krijimin e një zone mbrojtëse në termocentralin.

“Ekziston një plan në tryezë për ta bërë këtë. Javën e kaluar, pata një mundësi për të filluar konsultimet me Ukrainën dhe me Federatën Ruse. Jam gati të vazhdoj këto konsultime në të dy vendet këtë javë”, tha Grossi në takim./albeu.com