FOTO/ Çfarë po ndodh në Shpirag? 50 trupa të FA dhe helikopteri “Cougar” angazhohen për shuarjen e flakëve

Zjarri i cili filloi mbrëmjen e djeshme në malin e Shpiragut ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Flakët e favorizuara nga era po përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit e kanë të vështirë që të ndërhyjnë nga toka.

Në ndihmë të tyre kanë shkuar forcat e MZSH së Dimalit, reparti ushtarak Poshnjë si dhe helikopterë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga vetëtimat, pasi është një zonë që rrihet shumë nga këto fenomene natyrore.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se janë angazhuar 50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar për të vënë flakët nën kontroll.

Peleshi: 50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.

Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.

Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!/Albeu.com/

 


Shtuar 25.08.2023 10:40