Pamje spektakolare, ngrin liqeni i Batllavës (FOTO LAJM)

Temperaturat e ulëta me të cilat po përballet vendi, si dhe rajoni, kanë ndikuar që të ngrihet edhe liqeni i Batllavës, nga i cili me ujë të pijes furnizohet Prishtina dhe qendrat e tjera përreth.
Një qytetar ka dërguar fotografi të cilat tregojnë liqenin e mbuluar nga akulli e bora. Sipas qytetarit, liqeni ka disa ditë që është ngrirë.

Shtresa e akullit e krijuar nga moti i ftohtë është mbuluar edhe një sasi e madhe e borës që ka rënë ditëve të kaluara.

Për shkak të trashësisë së akullit, banorët e Orllanit po kalojnë nga njëri breg i liqenit në tjetrin shkruan kallxo.com.

Për shkak të acarit të ditëve të fundit, është ngrirë edhe liqeni i Badovcit.
Shtuar më 13/01/2019, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori