Pamje nga takimi ku ndodhi përplasja mes presidentëve shqiptarë dhe atyre sllavë (VIDEO)

Slloveni ka nisur Samiti i Brdo Brionit me liderët e rajonit.
Ky takim i ka ulur në një tavolinë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në takimin e mbajtur në Slloveni po marrin pjesë edhe numri një i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçic, si dhe nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.

Samiti vjetor i Brdo-Brionit organizohet me nismë të Kroacisë e Sllovenisë që nga viti 2013 me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe besimit në rajon dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së të vendeve që nuk janë pjesë e bllokut.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçic ëshët shprehur se në takimin që e zhvilluan presidentët e vendeve të rajonit në Slloveni pati debate të ashpra.

Vuçic tha se së bashku me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov shkëmbyen “fjalë të rënda dhe të ashpra me përfaqësuesit shqiptarë” duke aluduar në Hashim Thaçin dhe Bujar Nishanin. /albeu.com/


Shtuar më 03/06/2017, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori