E FUNDIT/ Makina përplas tre fëmijë që po shkonin në shkollë
Palmer sërish kërkon që Kosova të heqë taksën
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit Matthew Palmer pas takimit që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij është që Kosova duhet të tërheqë vendimin e saj mbi taksën.

Bërnabiq dhe Palmer diskutuan edhe për situatën aktuale në Kosovë dhe mundësinë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Zyrtari i lartë amerikan kërkesën për heqjen e taksës e bëri edhe gjatë një takimi që pati paradite në Beograd me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ajo është pengesë për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit si dhe për rrugën e tyre drejt BE-së.
Shtuar më 10/06/2019, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori