Palmer, Serbisë: Nuk do të hyni kurrë në BE pa e njohur Kosovën
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për Ballkanin Përendimor, Matthew Palmer ka folur sot për dialogun para studentëve kosovarë në Bibliotekën Kombëtare.

Duke iu referuar anëtarësimit të Ballkanit Përendimor në BE, tha se Serbia nuk do ta fitojë kurrë këtë të drejtë pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

”Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE pa e njohur Kosovën. Ju nxis që ta shfrytëzoni këtë mundësi. E ardhmja e Kosovës do të formohet edhe nga fqinjësia e saj. Integrimi i Ballkanit Përendimor duhet të aplikohet. Kjo nuk është vetëm një punë e pakryer e SHBA-ve, mirëpo edhe interes i saj. Pa integrimin e tërë Ballkanit, partneriteti jonë është më i dobët”, tha Palmer.

Tutje, Palmer foli edhe për zgjidhjen e konflikteve të gjata në rajon, luftimin e korrupsionit dhe ndërtimin e një qytetarie aktive, që sipas tij janë bazat për integrim në perëndim.“Cka është më e rëndësishme, zgjidhja e konflikteve të gjata, luftimi i korrupsionit, ndërtimi i një qytetarie janë obligime kryesore rreth perëndimit. Për këtë duhet gatishmëri për ndërmarrjen e rreziqeve.

Kjo është arsye pse është zhgënjyes fakti për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Palmer.Palmer më herët gjatë ditës ka pasur takime veç e veç me secilin prej kryetarëve të partive politike në Kosovë, përveç me kreun e VV-së, Albin Kurti që u raportua se ndodhet jashtë shtetit.
Shtuar më 01/11/2019, ora 19:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori