Tragjedi e thellë në Itali, shkon në 743 viktima në 24 orët e fundit

Lajme tragjike vijnë nga Italia. Vetëm sot, në 24 orët e fundit Italia regjistroi 743 njerëz që humbën jetën edhe 5249 të infektuar.

Të dhënat i publikoi Ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile.

Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 894 të prekur nga koronavirusi.

Deri dje në total ishin 6077 të vdekur dhe sot shifra e trishtë ka arritur në 6820. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2020 17:14