Palmer nga Prishtina: SHBA kanë këtë qëndrim për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se Kosova deri tani ka negociuar suksesshëm në bisedimet me Serbinë pavarësisht situatës së krijuar të tragjedisë njerëzore pas konfliktit.

"Kosova ka hapësirën e vet të njohur doganore dhe bënë grumbullimin e tarifave doganore për të mirën e vendit të saj. Kosova e ka kodin e vet ndërkombëtar telefonik.

Diplomatët nga ministria e punëve të jashtme janë të akredituar në Beograd”.”Tani vendi juaj kryeson procesin për bashkëpunim me Europën Juglindore, ka edhe përfitime të tjera por në fund të fundit Kosova ka negociuar në mënyrë paqësore dhe të suksesshme marrëveshje të vështira përkundër konfliktit shumë të rëndë të tragjedisë njerëzore dhe dallimit emocional të pikëpamjeve me Beogradin”.

Palmer në bashkëbisedimin me studentë në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka energji dhe ide por i mungon marrëveshja për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Kosova e ka gjithë këtë energji, ide e frymë ndërmarrësie e asaj vetëm i mungon një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë sepse vetëm ajo sot i mungon Kosovës”.”Kosova është e gatshme për të kontribuar dhe për t’ju përmbajtur zotimeve të saj ndaj ndërmarrjeve të tjera multilaterale.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë hapë më shumë mundësitë ekonomike për ndërmarrjet dhe punëtorët kosovarë. Mundëson shkëlqimin e frymës së saj ndërmarrëse”.

”Ajo duhet t’i bind bizneset se ky është vendi i duhur për të investuar. Sepse bizneset ngurrojnë të investojnë këtu jo sepse mendojnë se ka mungesë të mundësive apo punëtorëve të talentuar por ekziston një përceptim i komunitetit afearist se këtu vazhdon të ketë konflikt se nuk është vend i sigurt dhe rreziku është shumë i madh”.

”Bota është e mundur me vende që kanë mospajtime politike me fqinjtë e tyre, por kur bizneset mund të angazhohen lirshëm kur njerëzit dhe mallrat lëvizin lirshëm aty ka presporitet e presporiteti ndihmonnë në sigurimin e paqes”.

”Nganjëherë ka pasur mungesë transparence në bisedime dhe njerëzit me të drejtë janë të uritur për ndryshime, me të drejtë janë të shqetësuar për cështjet themelore si korrupsioni dhe vendet e punës”.

”Është e vërtetë që negociatorët e çdo ujdie të vështirë inovative ndërkombëtare duhet të kenë hapësirë gjatë negociatave për të eksploruar idetë – e duhet të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa pasur frikën për ndëshkim për ato përpjekje”.

Ai gjithashtu foli edhe për qasjen që SHBA-të do ta kenë në raport me ujdinë finale mes Kosovës e Serbisë, njofton Klan Kosova.

”Shqetësimi i disave e ndoshta edhe dëshira e disave është që SHBA të përpiqet t’ua imponojë zgjidhjen mes Kosovës e Serbisë”.”Ne nuk mund dhe nuk do ta bëjmë një gjë të tillë.

Mbani mend që nuk ka marrëveshje të fundit pa pajtimin e Kosovës dhe të Serbisë dhe pa miratimin e tyre marrëveshjeve nga Kuvendet përkatëse”.”Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet për tu angazhuar në këto çështje”.
Shtuar më 01/11/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori