Largimi nga Liverpooli, Shaqiri nuk harron të përshëndetet me tifozët (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli pas tri vitesh qëndrim.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ka zgjedhur të luaj për Lyonin në Francë.

Në profilin e tij në Instagram, Shaqiri u ka dërguar mesazh lamtumirës tifozëve të Liverpoolit.

“Të dashur tifozë të Liverpoolit! Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e pabesueshëm Anfield.

Faleminderit për përkrahjen tuaj. Gjithë të mirat dhe shëndet. Xherdan #YNWA” ka shkruar Shaqiri.


Shtuar 24.08.2021 20:53