Pakoja e Ahtisarit as Bibël e as Kuran, duhet të respektohet
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka bërë me dije se e vlerëson shumë opinionin e Marc Weller dhe është i vetëdijshëm që Pakoja e Ahtisaarit nuk është Bibël dhe Kuran, por pavarësia e Kosovës është shpallur mbi këtë "Pako" dhe duhet të respektohet.

"Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet "shkencore" të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thonin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran.

Që nuk është Bibël dhe Kuran e dijmë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë.

Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem", ka shkruar Mustafa në "Facebook". /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori