Pako pa Ahtisaarin
Institucionet e Kosovës, në koordinim me faktorin ndërkombëtar, kanë nisur përpjekjet për vënien e kontakteve të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e serbëve të veriut të vendit.

Qëllimi i kësaj ndërmarrje të përbashkët është krijimi i institucioneve të Kosovës në pjesën më problematike të vendit. Madje, plani parasheh edhe vënien e kontakteve me kryetarët e komunave paralele në veri, që deri tash janë konsideruar nga Qeveria e Kosovës si ilegalë, shkruan Koha Ditore.

Burime ndërkombëtare kanë shpjeguar se Qeveria e Kosovës dhe shtetet mike që e mbështesin pavarësinë janë pajtuar që nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta qytetarëve serbë që jetojnë në veri të Kosovës t`u mundësohet zbatimi i të drejtave që dalin nga propozim i Ahtisaarit, pa e interpretuar këtë si zbatim të shtetit të Kosovës.

Shtuar më 04/11/2011, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori