Pajtimi i madh: Berisha takon pas 5 vitesh gazetarin e njohur, ishin zënë kur iku nga pushteti

Pëlqej
Ish-kryeministri Berisha u takua sot me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, por më parë ai kishte bërë një pajtim të madh me një gazetar të njohur.

Bëhet fjalë për Blendi Fevziun, i cili kishte shkuar gjatë ditës së djeshme në zyrën e Berishës.

Ata janë takuar pas 5 vitesh, që prej kohës kur Berisha u mërzit me Fevziun pak muaj para fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Vetë Fevziu ka folur për ftohjen me Berishën duke mos dhënë shkakun e vërtetë, ndërsa ish-kryeministri Berisha nuk e ka përmendur asnjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 15:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori