Pajaziti: Blloku po e çon Kosovën në qorrsokak
Pëlqej
Zenun Pajaziti, deputeti i PDK-së shprehet se Blloku po e çon në një qorrsokak Kosovën. Në një prononcim për rajonipress, Pajaziti tha se para syve tanë po ndodhë rasti më tipik i dhunimit të vullnetit të qytetarëve i paparë deri më tani në vendin tonë.

”Ka kohë që e kanë gojën me shprehjen “kapje e shtetit”. E çka është kjo që po ndodhë. Pikërisht kapje e shtetit, e kushtetutës, gjykatës, e deputetëve dhe pikërisht nga vetë ata (LANV). Është rrugë pa krye për të marrë pak pushtet duke nxitur edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. E për pak pushtet të atyre që si kanë fituar zgjedhjet do të mund të lejohej një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Atëherë nuk do të kishte më rëndësi kush do të fitonte dhe si do të krijohej shteti. Janë ligje tjera pastaj ato, ndoshta jo bash kanuni, por e dinë më mirë ata që janë përfshirë në këto skenarë. Andaj e them me plotë bindje se kjo nuk duhet lejuar që të ndodh” tha Pajaziti.

Pajaziti thotë se Kosovës i duhet një dialog i mirëfilltë për shtetin dhe të ardhmen e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori