Pagë minimale 300 euro edhe në sektorin privat
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me gjendjen e punëtoreve në sektorin privat, sidomos ata që punojnë në kompanitë që mirëmbajnë objektet e institucioneve.

Kjo sindikatë ka kërkuar që paga minimale të jetë 300 euro.

Kjo do të diskutohet edhe në takimet që do ndodhin me sindikatat e tjera të të gjithë punëtorëve gjatë javës së ardhshme.

Përveç kësaj, sindikalistët do të bien dakord edhe për protesta, ku përveç se do të kërkojnë që të rritet paga minimale, do të protestojnë edhe për arsyen se këta punëtorë nuk gëzojnë 0.5 përqindshin.

Sindikalistët në krye me Jusuf Azemin, kryetarin e kësaj sindikate kanë thënë se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre duke theksuar se ka shumë shkelje të punëtorëve. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2015, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori