Padia ndaj Thaçit, ende asnjë seancë
Këtë muaj pritej që në Departamentin për Çështje Administrative, që vepron në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të caktohej seanca e parë në rastin e padisë ndaj Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, por ende nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi, ka dorëzuar padi ndaj kreut të ekzekutivit, për shkak të largimit të tij nga kjo detyrë, korrikun e vitit 2011, shkruan “Tribuna”.

Maliqi, nëpërmjet rrugëve ligjore po kërkon arsye në lidhje me shkarkimin e tij të papritur nga kjo detyrë si dhe të drejtën e vet nga Qeveria në lidhje me shkëputjen e marrëdhënies së punës.

Në atë kohë, Policia e Kosovës ishte nisur drejt veriut të vendit për të marrë nën kontroll dy pikat kufitare 1 dhe 31, në Jarninje dhe Bërnjak, por vetë drejtori i Policisë s’dinte gjë.

Arsyetimi i Gjykatës se pse nuk është caktuar ende asnjë seancë, është numri i madh i rasteve që kanë të bëjnë me paraburgimet dhe prioritetit që gjykata u jep këtyre çështjeve. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori