“Padia” e dëshmitarit “X”
Dëshmitari “X” në ditarin e vet ka shkruar se misioni i EULEX-it është mbi ligjin. Po ashtu, ai ka shkruar edhe për një “padi” kundër prokurorit Maurizio Salustro.

“Dëshmi ose padi 29.12.2010. Këtë padi po e bëj me shkrim kundër prokurorit italian Mauricio dhe dy agjentëve të sigurimit për mbrojtjen e dëshmitarit, shefi Donalld nga Britania dhe Hansi nga Gjermania.

Zotëri prokuror, hetues-Prishtinë, ti më bëre jo krim, por masakër psikike në tërë fëmijët dhe gruan time. Por, ti mua s’mund të më blesh kurrë për një milion euro të juaja dhe burgun që ma falni çka kam bërë, apo për disa dëshmi që t’i kam nënshkruar pa mi përkthyer”, ka shkruarditarin e vet dëshmitari “X”, transmeton “Epoka e Re”.

Dëshmitari “X” në ditar tregon se disa herë është marrë në pyetje nga prokurori Salustro dhe për këtë i ka shkruar datat nëpërmjet një tabele.

“Nënshkrova pa ditur se çka shkruhet në to, nuk mu përkthyen. Ka mundësi me qenë edhe data të tjera, por me këto i kam nënshkruar pa mi përkthyer fare. Kam dhënë dëshmi dëshmi në podrumin e I. Bajraktari në Taukbaqe në Prishtinë dhe i sëmurë prej plagëve”, shkruhet në dituar, duke treguar se pyetjet që i janë bërë kanë qenë jashtë normave ligjore.

“Këto pyetjen kanë qenë jashtë normave ligjore. EULEX-i është vetë mbi ligjin”.

Po ashtu, dëshmitari “X” shkruan në ditarin e vet për presionin që ka pasur kur e kanë strehuar në Maqedoni.

“Më quat në Maqedoni për tri javë, u bënë tre muaj. Ma ndërruat emrin dhe mbiemrin, pasaportën Azem Bytyqi, e na latë pa asnjë dokument, që nëse vritna mos me u dit nga jam, por s’mund e bëtë këtë”, ka shkruar “X”.

“Unë po ju them se të gjitha deklaratat e mia që gjenden para teje janë të pavlerë. Fëmija i dëshmojnë të vetat se çka kanë vujt. Këtë përgjegjësinë time, që më shtyre të ndahem nga familja dhe jeta ime me një presion të papërballueshëm, janë këta Mauricio prokurori, Donalldi, Hansi, psikologu Orhani”.

Dëshmitari “X” ka shkruar se ditarin e vet edhe për ditët që i ka kaluar në Gjermani te vëllezërit e vet. Ndërsa, e ka akuzuar misionin e EULEX-it se ka shkelur marrëveshjet me të kur ka qenë pyetja për t’ia siguruar banimin në Gjermani.

“Nëse i dal ndonjë automjeti përpara ju lus me i kërku falje dhe të jetë i lirë edhe nga ana ligjore. Përgjegjësinë e marrtë EULEX-i në krye me prokurorin Mauricio dhe bosi i sigurimit Donalldi”, ka shkruarditarin e vet dëshmitari “X”.
Shtuar më 04/02/2012, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori