Përplasen tre makina te “Rruga e Elbasanit”, krijohet trafik i rënduar

Mëngjesin e kësaj të premteje, te “Rruga e Elbasanit” janë përplasur tre mjete. Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Rruga e Elbasanit është një nga akset kryesore të hyrjes në Tiranë, dhe nga aksidenti është krijuar një trafik i rënduar.

Policia në njoftimin zyrtar, bën me dije se po punohet për normalizimin e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, janë përfshirë në një përplasje 3 mjete, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut./albeu.com


Shtuar 1.10.2021 08:26