Pacolli viziton veriun e Kosovës
Behgjet Pacolli
Presidenti Behgjet Pacolli, me përcjellje të komandantit të KFOR-it, gjeneralit Erhard Buehler, qëndroi sot për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në një njoftim të Presidencës thuhet se gjatë vizitës, presidenti u njoh me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, ai u njoh me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Pacolli u shpreh i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të Kosovës, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit”, thuhet në një komunikatë të Presidencës.

Në këto pika kufitare Pacolli dhe Buehler kanë shkuar me një helikopter të KFOR-it. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori