Pacolli uron Festinën për detyrën e re
Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka uruar Festina Kurteshin e cila sot ka marrë detyrën e kryetares së Gjilanit për 24 orë.

“Mikja ime, Festina Kurteshi (vetëm 16 vjet), nga nesër është Kryetarja e re e Gjilanit. Ta përgëzojmë të gjithë përzemërsisht. Urime detyra e re, Kryetare e punë të mbarë”, thuhet në postimin e Pacollit.

Po ashtu i pari i AKR-së ka thënë se nëse në çdo Komunë të Kosovës do të kishim Kryetare si Festina, Kosova do të ishte shumë ndryshe, sigurisht shumë më mirë.

Sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve, e cila do ta ushtroj për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, që të gjithë fëmjë.
Shtuar më 13/07/2017, ora 16:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori