Pacolli: Tuvalu ka njohur pavarësinë e Kosovës
Pëlqej
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli bëri të ditur se shtetit i Tuvalusë, një ishull në Oqeanin Paqësor, në mes të Havait dhe Australisë, ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Pacolli tha se njohja është bërë dje nga Qeveria e Tuvalusë, ndërkaq nota verbale ka arritur sot në adresë të tij por e drejtuar edhe në Ministrinë e Jashtme të Kosovës.

Pacolli tha se këto ditë ka lobuar edhe në shtetet e tjera siç janë Turkmenistani, dhe poashtu është takuar me presidentin e Bregut të Fildishtë ku ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Shtuar më 19/11/2010, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori