Pacolli tregon shtetin që mund ta njohë Kosovën
Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli sot në Nju – Jork është takuar me shefen e diplomacisë së Kenias Amina Mohamed.

Pas këtij takim ai ka thënë se beson se Kenia së shpejti do ta njohë Kosovën.

Për këtë takim Pacolli ka shkruar në Facebook:

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori