Pacolli tregon reagimin e ndërkombëtarëve pasi ia ndaluan vizitën Vuçiçit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë marrë vendim sot në mëngjes për të tërhequr lejen e dhënë për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, që ai të kalojë në zonën e Drenicës.

Ka thënë se ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Pacolli tha se tani veç gjinden në terren dhe po monitorojnë situatën dhe tha se është nën kontroll gjithçka.

I pyetur nëse pret një reagim nga pala serbe, ai tha se nuk do të duhej të kishte.

“Nuk do të duhej të kishte ndonjë reagim, por, nuk po paragjykoj njëherë asgjë”, tha Pacolli për Kohën.

Pacolli gjithashtu shtoi se kanë kontaktuar edhe me palën ndërkombëtare dhe ata janë në dijeni për këtë vendim, dhe tha se kanë marrë mbështetje nga ta.

Në Skenderaj, qytetarë të shumtë janë duke protestuar për të mos lejuar hyrjen e Vuçiçit në atë zonë.
Shtuar më 09/09/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori