Pacolli tregon emrat e ministrave të AKR-së
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar emrat e katër ministrave që do të marrin postet e larta ministrore në qeverinë e Kosovës.

Pos Pacollit i cili do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit të parë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme ai ka propozuar Flamur Sefaj, për ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitajn, ndërsa ka konfirmuar atë që ka raportuar një natë më parë Koha.net se Valdrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

AKR-ja u bë pjesë e PAN-it, fillimisht me kushtin që asaj t’i takonin 5 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë, por iu desh të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë për të cilën insistonte që ta mbante Lista Serbe. /albeu.com/


Shtuar më 08/09/2017, ora 19:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori