Pacolli sulmon qytetarët që nuk hynë në koncertin e Lipës, harron që nuk janë të pasur si ai
Menjëherë pasi performoi në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill, të organizuar nga babai i saj, u nis për në Budapest. Atje këngëtarja nga Prishtina me famë botërore tuboi mbi 70 mijë njerëz.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, me avionin privat të së cilit, Dua Lipa erdhi në Prishtinë ka reaguar për pjesëmarrjen e ulët të kosovarëve në koncertin që u mbajt në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Nuk të bënë Profet fshati yt. Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në FB.

Lipa performoi në festivalin Sunny Hill të premten. Në festivalin treditësh të organizuar nga Dukagjin Lipa, morën pjesë edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore, si Action Bronson, Stanaj, G4SHI, e edhe DJ Martin Garrix.


Shtuar më 14/08/2018, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori