Putin ndryshon strategjinë, vendos në krye komandantin i cili ka udhëhequr operacionet ruse në Siri

Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri, Alexander Dvornikov, që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri, ka konfirmuar një zyrtar perëndimor.

“Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet ruse në Siri”, tha burimi, ndërkohë që duket se presidenti Putin i ka bërë edhe njëherë llogaritë nga e para sa i takon operacionit në Ukrainë.

Kjo vendosje e re e Putin erdhi si përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari.

Rusia ka luftuar 45 ditë për të arritur qëllimet e saj duke dëshiruar të kapë qytetet e ‘shenjestruara’.

Tashmë forcët ruse janë larguar pothuajse plotësisht nga Kievi dhe veriu e perëndimi i vendit, duke e përqendruar operacionin në jug dhe lindje të Ukrainës./albeu.com