Pacolli shpërthen ndaj Kurtit: Populist, ka pas vetes një ushtri adoleshtentësh që i ka 'vjedhur' nga prindërit
Kreu i AKR, Behgjet
Pacolli, deklaroi për Ora News se Albin Kurti është populist dhe ka pas vetes një
ushtri adoleshtësh me
probleme familjare që i shfrytëzon në funksion të ideologjisë së tij.
Pacolli: Sigurisht që ai është populist, Kurti ka një
ushtri adoleshentësh mbrapa, adoleshtë të vjedhur nga familjet, të ndarë nga
prindërit e tyre, i ka tërhequr në rrugë dhe i shfrytëzon ata. Shikoni gjuhën e tyre, mund të studioni marrëdhëniet e tyre me
prindërit, këta miliantët janë ata që kanë
probleme me
prindërit e tyre. Është me mbështetjen e adoleshentëve, ne adoleshtentët duhet ti ruajmë, ti edukojmë dhe jo ti kthejmë në një makineri që i shfrytëzon një ideologji politike.
Si shembull
Pacolli sjell rrjetet sociale, ku niveli i gjuhës së përdorur nga militantët e VV ndaj çdokujt që kritikon Kurtin është fyes dhe kërcënues.
Pacolli: Shikoni çdo shkrim që është kundër VV dhe shikoni komentet e militantëve të tyre, nivelin e gjuhës së tyre, edukatën e tyre. Janë njerëz të pashkolluar, të paedukuar dhe njerëz me
probleme psiqike. Këta janë milantët e VV.
Shtuar më 01/05/2020,
ora 17:05