Pacolli shfaqet i gëzuar dhe jep një lajm të mirë për Kosovën
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën.

Pacolli ka bërë të ditur se Kosova është rikonfirmuar edhe një herë si shtet në agjendë për t’u anëtarësuar në Interpol.

Postimi i plotë:

Një lajm shumë i mirë për vendin tonë.

Kosova rikonfirmohet edhe njëherë në agjendë për tu anëtarësuar në Interpol.

Mbështetja u mor me shumicë votash, në Lyon të Francës në mbledhjen e këshillit ekzekutiv të Interpolit.

Kosova tani pret që në Asamblenë e Pergjithshme, të jetë anëtare e barabartë e Interpolit në Nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Anëtarësimi i Republikës sē Kosovës në Interpol nuk përbën kërcënim për askend. KosovaInterpol i kontribuon luftës globale kundër krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm dhe fenomeneve tjera kriminale.
Shtuar më 14/06/2018, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori