Pacolli sërish kryetar
Bexhet Pacolli
Aleanca Kosova e Re, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se të hënën, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, është vendosur që Rrahim Pacolli, i emëruar në postin e Kryetarit të AKR-së, më 26 të muajit të kaluar, të mos jetë më në kryer të kësaj partie.

Këshilli Drejtues në takimin e sotëm ka rishikuar vendimin e datës 23.02.2011, në të cilin është pranuar dorëheqja e Presidentit të partisë, Behgjet Pacolli, ndërkaq, siç theksohet në komunikatë, “Këshilli Drejtues këtë dorëheqje e ka pranuar jo me dëshirën e vet, por me kërkesën e Z.Behgjet Pacolli për shkak të zgjedhjes së tij president i vendit”.

“Sot, në rrethanat të tjera, z.Pacolli nuk ka asnjë pengesë për t’u rikthyer në krye të partisë dhe ky ka qenë edhe vullnet i të gjitha strukturave të partisë”, thuhet në komunikatë.

Behgjet Pacolli u rikthye si President i AKR-së me shumicën absolute të votave të Këshillit Drejtues, 83 për, dhe asnjë kundër.
Shtuar më 03/10/2011, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori