Milan po punon për të rinovuar me Leao, por Real Madrid si “hije” e ndjek nga pas

Samiti, i cili duhet të zhvillohet brenda pak ditësh mes Jorge Mendes dhe Maldinit për të folur për blerjen e mundshme të Renato Sanches, mund të jetë gjithashtu i dobishëm për përpjekjen për të përshpejtuar rinovimin e kontratës për Rafael Leao.

Në shtëpinën e Milanit ka qetësi dhe pozitivitet në lidhje me rinovimin e anësorit portugez, por sipas “Gazzetta dello Sport”, Real Madrid nuk dorëzohet dhe po e ndjek nga pas sulmuesin, madje pritet që në horizont të vijë një super ofertë nga “Los Blancos”./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 3.06.2022 13:17