Kryetari i Aleancës
Kosova e Re Behgjet
Pacolli, pas pak
minutash, pritet të aterojë në Aeroportin Ndëkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këtë e kanë konfirmuar për
Klan Kosovën nga kabineti i Ministrit në detyrë të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku.
Nuk dihet akoma nëse i pari i AKR-së do të futet në karantinë dyjavore, ashtu siç është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të rregulloreve për pandeminë, ose jo.
Klan Kosova do t’iu mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet lidhur me këtë temë që ka bërë shumë bujë ditëve të fundit.
Shtuar më 30/04/2020,
ora 17:47