Lideri i AKR-së Behxhet
Pacolli akuzoi sot Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin se po e përdorin postin e Presidentit për shantazhe dhe përfitime
politike. Gjatë një interviste për Express, zëvendëskryeministri i Parë ka thënë se nëse dikush mendon që posti i Presidentit duhet të shfrytëzohet si mjet shantazhi ose
pazari politik, atëherë kjo është papërgjegjësi ndaj qytetareve të Kosovës.
“Tani nuk dua të flas për emrat por në përgjithësi. Nëse vazhdohet të mendohet që posti i Presidentit të shfrytëzohet si instrument shantazhi apo
pazari për qëllime
politike, atëherë nuk besoj se është konform përgjegjësisë ndaj qytetarëve që të kanë votuar”, ka thënë
Pacolli. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 14:43