Pacolli premton njohje të reja
Behxhet Pacolli
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në kuadër të angazhimeve për lobim ka zhvilluar një turne të shkurtër në disa shtete të kontinentit të Afrikës duke premtuar njohje të reja për Kosovën.

“Gjatë këtyre vizitave, Pacolli ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë shtetesh të këtyre vendeve të rëndësishme në atë kontinent, emrat e të cilave nuk do t’i bëjmë publike tash për tash, prej nga ka marrë garanci të fuqishme për njohje të shpejtë të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori