Pacolli: Policia u shfrytëzua nga Qeveria gjatë protestës
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili kohëve të fundit është aktivizuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka komentuar në lidhje me protestën e fundit dhe dhunën e pasuar mes protestuesve dhe policisë.

Pacolli thotë se në këtë rast, Policia e Kosovës është shfrytëzuar nga Qeveria, ndërsa sipas tij, kjo e fundit do duhej të përgjigjej me dorëheqjen e fajtorëve.

“Jam kundër dhunës, akteve të dhunës por nëse shikoni të gjitha fotografitë dhe regjistrime (amatore apo profesionale) shihet qartë se Policia e Kosovës është shfrytëzuar nga Qeveria. Në një vend të civilizuar qeveria duhej të përgjigjet me dorëheqjen e fajtorëve!!!”, ka thënë Pacolli. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori