Pacolli: Përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën në OBD, dështuan
Sot përfundoi takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave. Ministri i Jashtëm i
Kosovës, Behgjet
Pacolli deklaroi se përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare, dështuan.
"Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet" tha
Pacolli.
Ai theksoi se ky është një sukses për pozitën e
Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i
Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur.
"Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të
Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të Serbisë dhe Rusisë", deklaroi
Pacolli.
Shtuar më 29/06/2019,
ora 16:25