Pacolli për vdekjen e dy fëmijëve në Gjermani: Ndodhi ajo që s'guxon të ndodhë
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen Arifaj nga Deçani pas tragjedisë që ndodhi në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllezër pasi u goditën nga treni.

Pacolli u shpreh se ndodhi ajo që s’guxon të ndodhë, një 13-vjeçar dhe vëllai i tij 17 u përplasën për vdekje nga treni.

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes, ajo që nuk guxon të ndodhë ndodhi, dy vëllezër nga Deçani, 13 dhe 17 vjeç, u përplasën për vdekje nga treni në Bruckberg të Gjermanisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, të afërmve dhe miqve të tyre. Një tragjedi jashtëzakonisht e rëndë! Familjes Zoti ua shtoftë sabrin!
Shtuar më 13/10/2020, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori