Bashkimi Evropian vendos sanskione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka zgjeruar sanksionet kundër Bjellorusisë duke ndaluar eksportin e një numri mallrash dhe teknologjish shumë të ndjeshme në atë vend.

Siç njoftoi Komisioni Evropian, masat e miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian “harmonizojnë sanksionet kundër Bjellorusisë me regjimin e sanksioneve kundër Rusisë” dhe sigurojnë që masat ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës të mos anashkalohen përmes Bjellorusisë.

Ndalimi mbulon mallrat dhe teknologjitë që kontribuojnë në përparimin ushtarak dhe teknologjik të Bjellorusisë dhe janë të përshtatshme për përdorim në industrinë e aviacionit dhe hapësirës.

Ndër mallrat e ndaluara janë armët e zjarrit dhe municioni.

Prezantimi i paketës së fundit, të 11-të të masave kufizuese lidhet me përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës.


Shtuar 21.08.2023 19:25