Pas aterrimit në Aeroportin e Tiranës, deputeti Behgjet
Pacolli është nisur drejt kufirit në Vërmicë për të hyrë në Kosovë.
Për t’iu
shmangur karantinës në Qendrën e Studentëve, siç merr vesh KOHA,
Pacolli do të thotë se ka
probleme shëndetësore.
Sipas rregullave të institucioneve, një nga kategoritë që lirohen nga karantina janë personat me
probleme shëndetësore.
Kryetari i AKR-së e ka akuzuar gjithë ditën qeverinë në largim Kurti për standarde të dyfishta, pasi që MSH-ja tha se ai duhet të karantinohet pas kthimit nga Zvicra.
Shtuar më 28/04/2020,
ora 18:49