Formimi i Ushtrisë që nuk po realizohet tash e sa vite, po paralajmërohet se do të jetësohet shumë shpejt.
Këtë po e thotë zv/kryeministri i
Kosovës, Behgjet
Pacolli.
Ai në një postim në facebook ka paralajmëruar se Ushtria e
Kosovës do të formohet së shpejti.
Këtë shkrim e ka shoqëruar edhe me një fotografi, ku prapa Pacollit janë dy anëtarë të FSK-së.
“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar
Pacolli.
Por, problem kryesor për transformimin e FSK-së tash e sa vite ka qenë Lista Serbe, të cilët edhe në deklaratat e fundit kanë thënë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.
Mundësi e vetme mbetet ajo përmes ndryshimit të ligjit të FSK-së, ku kësaj force vetëm do t’i zgjeroheshin kompetencat.
Formimi i Ushtrisë ka qenë njëri nga premtimet kryesore të kryeministrit Haradinaj gjatë fushatës parazgjedhore. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018,
ora 23:29