Quhet Krid! Cili është kuptimi i emrit të vogëlushit të Kleas dhe Elgitit (FOTO LAJM)

Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të këtij viti. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Ky emër ka shkaktuar kuriozitet te ndjekësit e moderatores, të cilët e kanë pyetur rreth kuptimit të tij. Klea ka treguar se është dashuruar me emrin “Krid” sapo e ka dëgjuar dhe prandaj ia ka vendosur të birit.

“Që më çoi zemrën peshë kur e dëgjova dhe ja vura birit tim! Sepse thjesht u dashurova! Kaq”, ka shkruar moderatorja në Instastory.


Shtuar 24.07.2020 17:30