Ankth në Rinas, defekt në rrota gjatë uljes së avionit

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Rinasit.

Burimet bëjnë me dije se një avion i linjës ajrore “Swift Air” ka pësuar një incident në Rinas.

Mësohet se avioni ka pësuar një defekt tek rrotat dhe ka dalë nga pista teksa ulej në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.

Paraprakisht raportohet se avioni ka rrëshkitur dhe ka dalë jashtë pistës, por fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

NJOFTIMI I TIA:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës jep njoftim zyrtar lidhur me incidentin me një avion në pistë. Incidenti ka ndodhur në  orën 16:15 të  pasdites së  sotme, ku një  avion privat që  vinte nga Zvicra pësoi avari gjatë  uljes për shkak se nuk iu hapën rrotat. Në bord gjendeshin 4 persona, piloti me gruan dhe dy fëmijët, dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

 “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, njofton TIA. /albeu.com/ /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.09.2021 18:20