Big Mama shpërthen në lot kur rrëfen bisedën e fundit me të ëmën: Ajo nuk do t’më shohë! (VIDEO)

Dhe pse ka vetëm pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, këngëtarja Big Mama duket e përmalluar për familjen.

Me lot në sy, ajo u ka rrëfyer sot banorëve bisedën e fundit me nënën e saj para se të hynte në shtëpinë  e vipave.

Ajo shpërtheu në lot kur po rrëfente se si mamaja e saj i kishte thënë që nuk do t’a shohë gjatë pjesmarrëjes së saj në këtë edicion të Big Brother VIP.

“Më tha që nuk do të më shihte…”-rrëfeu mes lotëve Big Mama ndërkohë konkurentët e tjerë nuk kursyen fjalët e ngrohta dhe përqafimet në këto momente emocionesh për këngëtaren. /albeu.com/