Pacolli në Gjilan: Mos votoni hajdutët
Pëlqej
Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli të dielën në Gjilan gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar të Gjilanit Faton Bislimi tha se Gjilani kësaj radhe duhet të votojë për AKR dhe kandidatin e saj sepse AKR punon ndershëm, me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë.

Pacolli tha se Gjilani dikur ishte një qendër e madhe e punësimit dhe industrisë, kurse tani, ky vend ka mbetur i izoluar dhe i nëpërkëmbur.

"Nëse AKR merr timonin për të udhëhequr me Gjilanin atëherë ne do ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe me përgjegjësi të plotë",-tha ai, siç raporton "Indeksonline". Ai tha se ata që nuk kanë realizuar premtimet e tyre, nuk meritojnë të votohen dhe duhet të largohen kokëulur.

"Gjilani është shkatërruar sepse s`ka vizion dhe tani duhet të themi mjaft me hajni dhe abuzime. Ata që blejnë vota i pret burgu i Dubravës”,-tha ai. Pacolli duke folur për kandidatin Faton Bislimin tha se ky njeri ka vlera dhe ai është më i merituari që duhet të përkrahet e votohet. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori