Futbollisti i Fulham do të bëjë transplantin e veshkës, ia dhuron vëllai

Mesfushori i Fulhamit, Kevin McDonald do të bëjë transplantin e veshkës, ndërsa vëllai i tij do të jetë dhuruesi.

32-vjeçari i tha “Sky Sports” në mars se ai ka luajtur për më shumë se një dekadë me sëmundje në veshkë dhe do t’i nënshtrohet operacionit që potencialisht do t’ia përfundonte karrierën.

Duke i mbajtur të përditësuar ndjekësit e tij në Instagram për herë të parë që nga ajo kohë, McDonald të hënën njoftoi se do të bëjë transplantin e veshkës.

“Për ata që pyesin se si shkojnë gjërat në lidhje me shëndetin tim. Unë do të bëj transplantin e veshkës këtë të premte dhuruar nga vëllai im. Unë do t’ju informoj të gjithëve për shërimin tim. Faleminderit si gjithmonë për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kohës”  shkruan McDonald.


Shtuar 25.05.2021 11:33