E FUNDIT/ Gjykata merr vendimin e papritur për banorët e Astirit
Pacolli me diplomacinë e tij, po shkëlqen në Karaibe
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se shtrirja diplomatike e Kosovës tanimë ka ndodhur edhe në Karaibe.

Sipas tij, nga java që e lamë pas vendi ynë do ta ketë Ambasadorën e parë të akredituar edhe në Saint Kitts dhe Nevis.

Pacolli njoftoi se ky shtet, e njohu vendin tonë në vitin 2012 dhe që nga atëherë i ka dhënë mbështetje të vazhdueshme.

“Këto janë vetëm disa nga rezultatet e diplomacisë tonë pro-aktive, që po ndjekim çdo ditë dhe në çdo kontinent. Po i ri-gjallërojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, përderisa po depërtojmë fuqishëm tek ato, që ende nuk e kanë bërë këtë. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Shtuar më 28/04/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori