Pacolli: Më bekuan ndërkombëtarët për këtë koalicion
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se koalicioni i AKR-së me PAN është bërë me bekimin e ndëkombëtarëve.

“Kemi qenë në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë”, tha Pacolli në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

“Është një punë shumë e madhe e bërë me miqtë tanë ndërkombëtarë, jashtë Kosovës. Nuk mund t’ju them se kush janë ata, por janë miq të mëdhenj të Kosovës. Në ora 3 më kanë ardhur dokumentet dhe garancionet që unë mund të ec përpara. Nuk kam vepruar asgjë pa dritën e gjelbër ndërkombëtare”. u shpreh ai.
Shtuar më 05/09/2017, ora 08:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori