Pacolli: Kryeministër, pezullo dialogun me Serbinë!
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka reaguar mbi ngjarjet e fundit në Kosovë duke i kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrit të Kosovës që të pezullojë dialogun me Serbinë.

Kryeministër reago! Pezulloje dialogun me Serbinë.

Serbisë i duhet dhënë leksion. I duhet dhënë leksion shtetëror për të gjitha vëprimet që bën karshi Republikës së Kosovës. Muri, treni, fletarrestët ndaj qytetarëve të Kosovës janë vetëm disa nga arsyet pse Kryeministri i Kosovës në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrë vendimin për pezullimin e dialogut.

Politika e Kosovës duhet të unifikohet në qëndrimet shtetërore ndaj Serbisë, sepse Kosova çdo ditë po rrezikohet. Kryeministër reago!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./albeu.com/

Shtuar më 14/01/2017, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori