Pacolli kritikon Qeverinë: Ka mungesë përkrahje për zhvillimin ekonomik
Në fshatin Gushafc të Mitrovicës u përuruar sot fabrika e kërpudhave Hirana Mushroom. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, ambasadori i Shqipërisë Qemail Minxhozi ai Italian Andrres Ferrares, e përfaqësues të odave ekonomike.

Behgjet Pacolli, me këtë rast ka deklaruar se ky është një investim i madh për komunën e Mitrovicës, ndërsa ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për mos përkrahje dhe mungesë të zhvillimit ekonomik, njofton Klan Kosova.

Gjithashtu fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai ka ftuar të gjithë skeptikët të vijnë t’i provojnë tani kërpudhat. Kjo fabrikë për momentin punëson 70 punëtorë ndërsa në të është investuar pesë milion euro. Ne këtë ceremoni ka marr pjese edhe kryetari i komunës se Mitrovicës veriore Goran Rakic./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori