Pacolli apo Sejdiu kandidat i AKR-së në Prishtinë?
Update- Jo lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, por Korab Sejdiu do të jetë kandidati i AKR-së per kryetar të Prishtinës, kështu transmeton portali indeksonline.

Ky portal para pak orësh bëri të ditur se burime të besueshme të brenda AKR-së kishin dhënë lajmin se do të jetë vetë kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli do të kandidojë për të parin e Prishtinës.

Ndërsa në një informatë të postuar pak minuta më herët, indeksonline bën të ditur se, Korab Sejdiu do t’i hyjë garës për të udhëhequr me kryeqytetin.

AKR-ja është partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. /albeu.com/



.......................




16:07 - Mesa duket Behxhet Pacolli do t'i futet garës për kryetar në Prishtinë. Këtë e kanë bërë të ditur për indeksonile disa burime brebda AKR-së.

“Ky vendim ka ardhur pas konsultimit të degëve dhe anëtarësisë së AKR-së. Qytetari i Prishtinës e din se kush është Pacolli, andaj këtë herë jemi të vendosur të udhëheqim me Prishtinë”, ka bërë të ditur një burim brenda AKR-së, i afërt me Pacollin.

AKR-ja është partia e dytë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kurse Behxhet Pacolli aktualisht është zv/kryeministër Kosovës, dhe president i AKR-së. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori