Pacolli jep dorëheqjen nëse ia kërkon Kushtetuesja
Deklarata e parë dhe e vetme që ka dalë nga presidenca e Kosovës, pas vendimit të djeshëm të Kushtetueses është se, presidenti Behxhet Pacolli do të ofrojë dorëheqje përfundimisht, nëse këtë ia rekomandon Gjykata Kushtetuese.

“Çdo rekomandim i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet. “Në rast se kërkohet dorëheqja, Pacolli do ta respektojë”, ka thënë Ibrahim Gashi, këshilltar politik i presidentit Pacolli.

Ndërkohë, bëhet e ditur se presidenti Pacolli ka zhvilluar një takim të fshehtë me kryeministrin dhe partnerin e koalicionit, Hashim Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 18:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori